Ronaldo përsëri para Messit

Cristiano Ronaldo kryeson në listën sa i përket lojtarëve që shënojnë më shpesh gola në ndeshjet e La Ligas në këtë sezon.

Sport

27/04/2015 23:23

Ronaldo gjatë këtij sezoni posedon një statistikë mjaft të mirë, pasi po arrin të shënojë nga një gol në çdo 69 minuta.

Messi është në vendin e dytë me 1 gol në çdo 81 minuta teksa në vendin e tretë është Chicharito me një gol në çdo 83 minuta.

Në vendin e katërt është Griezmann me një gol në çdo 96 minuta teksa Neymar e mbyll top-5 me 1 gol në çdo 111 minuta.