Ronaldo, mysafir i padëshiruar

Cristiano Ronaldo me het-trikun që shënoi kundër Galatasarayt mbrëmë në fitoren e Real Madridit me rezultat të thellë 6-1 është bërë golashënuesi më i mirë si mysafir, në histori të Ligës së Kampionëve. Ylli portugez, me 28 shënime, e tejkaloi rivalin e tij nga Barcelona, Lionel Messi, i cili gjendet në kuotën 26. Ronaldo vazhdon…

Sport

18/09/2013 12:15

Cristiano Ronaldo me het-trikun që shënoi kundër Galatasarayt mbrëmë në fitoren e Real Madridit me rezultat të thellë 6-1 është bërë golashënuesi më i mirë si mysafir, në histori të Ligës së Kampionëve.

Ylli portugez, me 28 shënime, e tejkaloi rivalin e tij nga Barcelona, Lionel Messi, i cili gjendet në kuotën 26.

Ronaldo vazhdon të përmirësojë edhe më tepër bilancin e tij mes golave dhe paraqitjeve për Real Madridin në të gjitha garat dhe pas het-trikut kundër Galatasarayt gjendet në kuotën e 206 golave në 204 ndeshje.

Për më tepër, reprezentuesi portugez si futbollist i Realit ka realizuar 38 herë në garën elite të klubeve evropiane duke lënë pas vetes legjendën Ferenc Puskas (35), por para tij vazhdojnë të jenë Raul dhe Alfredo di Stefano.