Ronaldo, më i saktë se Messi (Video)

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është ekzekutues më i saktë i penalltive se sa rivali i tij nga Barcelona, Lionel Messi.

Sport

23/01/2015 18:24

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi vazhdojnë të krahasohen në pothuajse qdo kategori të lojës së futbollit.

Dhe, në statistikat e reja del se ylli i Real Madridit është më i saktë në ekzekutimin e penalltive se sa sulmuesi i Barcelonës.

Në paraqitje me klubin dhe Kombëtaren, Ronaldo ka realizuar 78 nga 90 penallti. Ndryshe, ai ka qenë i saktë në 87 për qind të tentimeve.

Kurse, Messi qëndron më mbrapa. Argjentinasi ka realizuar 55 nga 69 penallti me saktësi më të ulët prej 80 për qind.