Ronaldo, makinë e golave (FOTO)

Me het-trikun që realizoi kundër Shakhtar Donetskut në Ligën e Kampionëve, Cristiano Ronaldo ka arritur në kuotën e 499 golave në karrierën e deritashme.

Sport

16/09/2015 13:43

Cristiano Ronaldo është një makinë e golave.

Nëse nuk e keni ditur deri më tani, atëherë mbajeni në mend.

Ylli i Real Madridit realizoi het-trik në fitoren 4:0 ndaj Shakhtar Donetskut në Ligën e Kampionëve të martën.

Dhe, me këto tri gola, ai arriti kuotën e 499 golave në karrierën e deritashme. Ronaldo i është afruar shifrës jubilare të 500 golave me Real Madridin, Portugalinë, Manchester Unitedin dhe Sporting Lisbon.