Ronaldo: Këto dy skuadra janë favorite në Ligën e Kampionëve

Ish reprezentuesi brazilian, Ronaldo, ka dhënë prediksionet e tij sa i përket fituesit të Ligës së Kampionëve.

Sport

31/08/2018 17:23

Ronaldo ka zgjedhur Barcelonën dhe Real Madridin si dy ekipet favorite për këtë garë.

“Favoritët për ta fituar Ligën e Kampionëve janë gjithmonë të njëjtit, Barca dhe Reali. Reali për arsye se ka histori dhe ka fituar 3 turnamentet e fundit. Klubet spanjolle kanë pasur shumë suksese në kompeticionet evropiane vitëve të fundit” ishin fjalët e brazilianit për “Goal”.

Më tej ai ka shtuar: “Duhet të kemi parasysh edhe skuadrat angleze. Janë shumë të fortë këtë vit.”

Kujtojmë se Ronaldo ka mbrojtur ngjyrat e të dy skuadrave; Barcelonës dhe Real Madridit. /Lajmi.net/