Ronaldo i jep një epitet të veçantë skuadrës së tij të re

Cristiano Ronaldo ka folur edhe një herë për kalimin e tij te Juventusi.

Sport

20/07/2018 19:01

Ylli portugez po qëndron në Kinë, ku po promovon produktet e Nike, me të cilën kompani ka marrëveshje.

Ronaldo teksa po qëndron në Kinë, është deklaruar i lumtur për kalimin te Juventus, për të cilët mendon se janë një nga skuadrat më të mëdha në histori të futbollit.

“Kam nënshkruar për katër vite me Juventusin, jam shumë i lumtur dhe i kënaqur sepse ata janë një nga ekipet më të mëdha në histori”, ka deklaruar Ronaldo.

“Të jem në gjendje të luaj atje është diçka e madhe për mua. Shpresoj që të kem fillim të mirë dhe të arrij objektivat e rëndësishme. Dua t’i bëj të lumtur tifozët italianë, ky është qëllimi im”./Lajmi.net/