Ronaldo frikëson kundërshtarët e Realit

Cristiano Ronaldo ka paralajmëruar kundërshtarët e Real Madrid se skuadra e tij është në seri pozitive.

Sport

16/09/2015 09:07

Cristiano Ronaldo ka thënë se Real Madrid është në seri pas fitores 4:0 ndaj Shakhtar Donetskut në Ligën e Kampionëve.

Ylli portugez realizoi het-trik dhe beson se ai dhe ekipi janë duke arritur kulmin e formës së tyre.

“Jemi në formë të mirë, më duhet ta theksoj punën e ekipit”, u shpreh ai.

“E kemi filluar pak keq në La Ligë me një barazim, por më pas kemi shfaqur formë të mirë, duke gjetur vazhdimësinë dhe jemi në seri. Jam shumë i lumtur, i falënderoj futbollistët dhe vetëbesimin që më kanë dhënë”, theksoi Ronaldo.