Ronaldo, eja në Man Utd

Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea ka pranuar se do të dëshironte që ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, të kthehej në Old Trafford.

Sport

08/10/2014 14:22

David de Gea ka pranuar se dëshiron që Cristiano Ronaldo të kthehet në Manchester United.

Ylli portugez spekulohet me transferim prapa në Old Trafford dhe portieri i “Red Devils”, De Gea ka pranuar se do të dëshironte të luante së bashku me Ronaldon te gjiganti anglez.

“Sigurisht se do të më pëlqente që Cristiano Ronaldo të vinte në Manchester United”, deklaroi De Gea për portalin “Goal”.

“Por, mendoj se është e vështirë”, u shpreh ai.

Manchester United bëri përforcime të mëdha gjatë verës duke angazhuar yje përfshirë Angel Di Marian e Radamel Falcaon, por Louis van Gaal pritet të sjellë edhe futbollistë të tjerë në Old Trafford.