Ronaldo: Dua të luaj edhe 6-7 vjet

Cristiano Ronaldo nuk e ka ndërmend të ndalet. Futbollisti i Real Madridit është duke u shëruar nga lëndimi dhe thotë se dëshiron të luajë edhe 6-7 vjet të tjera futboll.

Sport

22/07/2014 17:30

Cristiano Ronaldo po bëhet gati për sezonin e ri, pas atij fantastik nëpër të cilin kaloi, ku e fitoi Ligën e Kampionëve, ‘La Deciman’ për Real Madridin.

Ylli portugez është duke u shëruar nga një lëndim në gju, i cili nuk e la rehat në fund të sezonit të kaluar, por as në Botëror.

Ai madje nuk e ka ndërmend të ndalet, assesi.

“Lëndimi tashmë është harruar. Ndihem mjaft mirë. Synim imi është të luaj edhe 6-7 vjet”, deklaroi Ronaldo.

“Këtë sezon do ta kemi mundësinë t’i fitojmë gjashtë trofe. Kjo është fantastike. Unë jam mjaft i kënaqur për këtë. Lëndimin e kam harruar dhe po shikoj përpara”, vijoi ai.

“Do të mundohem ta jap më të mirën nga vetja këtë sezon, si gjithmonë. Ta ndihmoj ekipin, të shënoj gola dhe të fitoj tituj. Këta janë objektivat e mi këtë sezon”, përfundoi CR7.