Roma nuk fiton as në Europa League (Video)

Roma vazhdoi periudhën e formës së dobët duke barazuar në Olimpico ndaj Feyenoordit me rezultat 1:1, në ballafaqimin e vlefshëm në Europa League.

Sport

19/02/2015 20:53

Roma nuk është askund. Giallorosst vazhdojnë të kalojnë periudhë të formës së errët.

Pas rezultateve të dobëta në javët e fundit në Serie A, skuadra italiane nuk fitoi as në Europa League ku barazoi 1:1 në shtëpi me Feyenoordin.

Gervinho i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 22-të. Por, mysafirët barazuan pas intervalit kur Kazim Kazim-Richards realizoi për Feyenoordin.

Ky doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes që i favorizon mysafirët para ndeshjes së kthimit.

https://vine.co/v/OxQuwamAOJZ

https://vine.co/v/OxQKvvwXZjq