Roma dëshiron transferimin e Messit në janar

Lionel Messi është lojtari që Roma do të dëshironte ta transferonte gjatë afatit kalimtar dimëror.

Sport

10/01/2019 18:24

Klubi italian, me llogarinë zyrtare në Twitter, nuk ka hezituar t’i përgjigjet një pyetje të Sky Sports, ku pyet tifozët e futbollit se cilin lojtar do të dëshironit që skuadra e juaj ta transferojë në janar.

Pyetjes së Sky Sport, i është përgjigjur skuadra nga kryeqyteti italian.

“Messi”, ishte përgjigja e Romës, përcjell ‘lajmi.net’.

Transferimi i Messit, është diçka e pamundur për Romën, por një mundësi e mirë e për të tërhequr vëmendjen./Lajmi.net/