Roma 1:2 Atalanta, kjo është nota për Etrit Berishën

Atalanta ka fituar ndaj Romës me rezultat 1-2 në Serie A.

Sport

06/01/2018 20:16

Mysafirët befasuan me lojë të mirë dhe të sigurt dhe kështu ia shkaktuan klubit romak humbjen e katër sezonale.

Atalanta e nisi mirë takimin duke shënuar dy gola të shpejtë në pjesën e parë, përmes Cornelius dhe De Room.

Gjatë pjesës së dytë, Roma ishte me një lojtar më tepër në fushë, por e gjithë që arriti të bëjë ishte një gol nga Edin Dzeko.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë sfidë i gjeni në fotografinë e mëposhtme./Lajmi.net/