Rodriguez i lumtur

James Rodriguez i ka kaluar me sukses vizitat mjekësore tek Real Madridi. Sulmuesi kolumbian ndihet i lumtur që u bë pjesë e Los Blancos, ndërsa do ta vesh fanellën me numër 10.

Sport

22/07/2014 14:11

James Rodriguez tashmë është madrilen. Sulmuesi kolumbian i ka kaluar me sukses vizitat mjekësore në klinikën Morajeta, ndërsa do të prezantohet edhe zyrtarisht sonte në stadiumin Santiago Bernabeu.

“Shkoi gjithçka mirë, jam i lumtur”, ishin fjalët e para të ish futbollistit të Monacos, i cili do ta vesh fanellën me numër 10 tek Los Blancos.

Përfaqësuesi kolumbian do të nënshkruajë kontratë gjashtëvjeçare dhe do të paguhet 7 milionë euro në vit.