Rodgers beson në titull

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka insistuar se skuadra e tij nuk është dorëzuar në garë për titull të kampionit në Premierligë, dhe do të luftojë deri në fund.

Sport

07/05/2014 19:29

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka ndërruar mendimin dhe refuzon të dorëzohet në garë për titull të kampionit në Premierligë, pas kapitullimit ndaj Crystal Palace të hënën.

Golat nga Damien Dellaney dhe Dëight Gayle, në 11 minutat e fundit e ndalën Liverpoolin në barazim 3:3, duke i dhënë avantazhin Manchester Cityt në garë për titull të kampionit.

Rodgers, skuadra e së cilit ende ka një pikë më tepër, por një ndeshje më shumë të zhvilluar se City, ka thënë se Liverpool do të luftojë deri në fund, pavarësisht se të hënën mbrëma deklaroi se gara për titull ka përfunduar.

“Futbollistët kanë qenë të mrekullueshëm dhe ata i mundësuan tifozëve të ëndërrojnë”, deklaroi ai.

“Të jemi skuadra në krye të ligës me një pikë avantazh, dhe një ndeshje të mbetur, ju kurrë nuk e dini se çka do të ndodhë. E vetmja gjë që mund të premtoj është se do të luftojmë për jetën tonë. Sezoni ynë nuk përfundon deri pas ndeshjes me Newcastlen”, u shpreh ai.