Roboti i ri i ‘Google’ është tashmë më shumë njerëzor (VIDEO)

‘Google’ ka njoftuar se roboti i tij i famshëm është përditësuar me disa funksione të reja, të cilat e bëjnë atë edhe më njerëzor.

Auto & Tek

27/02/2016 00:06

Atlas-i, roboti humanoid i krijuar nga ‘Alphabet’ (Google, Tech30) i kompanisë Boston Dynamics, mund të hapë dyert, të ekuilibrohet kur ecën në dëborë, të ngrihet pasi rrëzohet dhe të marrë e të transportojë sende në distanca të ndryshme.

Versioni i ri i Atlas-it është më i vogël dhe më i shkathët se paraardhësi i tij. Ai është plotësisht i lëvizshëm, ndërsa i pari ishte thjesht një kompjuter.

Atlas-i është krijuar për të kryer shërbime në fatkeqësi dhe vende të pasigurta për njerëzit, p.sh për riparimin e një dëmtimi në nuklearët bërthamorë.
Versioni i ri i Atlas-it është produkt i shtatë ekipeve hulumtuese në fushën kompjuterike nga e gjithë bota, të cilët janë kontaktuar nga ‘Google’ të zhvillojnë softuerë për t’i dhënë Atlas-it një tru më të mirë./lajmi.net

YouTube player