Robotët e vegjël mikroskopik që mund të futen në sytë tuaj pa i vërejtur

Këta robotë të vegjël mikroskopik janë projektuar posaçërisht për të notuar në sytë e një personi. Shikojeni videon e këtij zbulimi.

Auto & Tek

16/11/2014 13:49

Mikro-notuesit, të ndërtuar nga Max Planck i Institutit për Sisteme Intelegjente në Gjermani, janë të formuar si një guacë kështu që të munden shpejtë të hyjnë në lëngjet e tejdukshme në qendër të syrit, transmeton Lajmi.net.

Robotët, të krijuar nga një printer 3D, ngushtohen prapa dhe zgjerohen para për të udhëtuar nëpër lëngjet e syrit.

Robotët përdorin fuqinë e një fushe magnetike të jashtme për të lëvizur, që bën të kuptohet se nuk ka nevojë për një bateri në madhësinë e tyre mikroskopike, transmeton Lajmi.net.

Por, përderisa mund të lëvizin përmes këtyre lëngjeve të tejdukshëm me sukses, lëvizjet e tyre unike të një guace do të ishin të padobishme në ujë për shkak të hollësisë.

Përderisa roboti mikroskopik ‘sy’ ka aftësinë për të notuar në bebëzën e syrit tonë, ai duhet ende që të përshtatet në sy, në mënyrë që të bëj diçka me të vërtetë të dobishme.

Shkencëtarët sigurisht se shpresojnë se ky do të jetë hapi i tyre i ardhshëm.