Robinho: Juventus – Real Madrid, ky ekip do të kualifikohet në gjysmëfinale

Robinho parashikon një duel të fortë mes skuadrave duke filluar nga ballafaqimi i parë në Torino.

Sport

30/03/2018 11:20

Robinho beson se Real Madrid do ta eliminojë Juventusin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi brazilian parashikon një duel të fortë mes skuadrave duke filluar nga ballafaqimi i parë në Torino.

Por, ai beson se ish ekipi i tij, Real Madrid, do të dalë fitues ndaj “Bianconerëve”, përcjell “lajmi.net”.

“Edhe kjo e së martës do të jetë një sfidë e vështirë”, deklaroi Robinho, përcjell “lajmi.net”.

“Por, mendoj se ekipi që do të kualifikohet është Real Madrid”, theksoi ai. /Lajmi.net/