River Plate – Boca Juniors, karton i kuq në ndeshje

Është dhënë kartoni i parë i kuq në ndeshjen River Plate – Boca Juniors.

Sport

09/12/2018 22:34

Boca Juniors ka mbetur me një lojtar më pak në fushë në ndeshje që po zhvillon në kuadër të Copa Libertadores ndaj River Plates.

Wilmar Barrios është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, pasi të parin e kishte marrë në minutën e 87’, raporton “lajmi.net”.

Kartoni i dytë i verdhë për lojtarin e Boca Juniors erdhi në të 96’, ku skuadrat janë duke zhvilluar minutat shtesë të ndeshjes, pasi rezultati aktual është 1 me 1, ndërsa ai i përgjithshëm, 3:3. /Lajmi.net/