Rita: Po bëj një projekt mahnitës (Foto)

Pasi shijoi suksesin me projektin e fundit "Your Song", Rita Ora paralajmëron diçka të re.

ShowBiz

09/09/2017 08:29

Në profilin e saj në Instagram, këngëtarja kosovare që ka arritur famë ndërkombëtare zbuloi se po punon rreth këngës më të re, shkruan lajmi.net.

Teksa shfaqet duke u grimuar, Rita filmoi veten dhe shkroi sipër videos “Të gjithë mendojnë që jam e çmendur, po bëj një projekt mahnitës, qëndroni”.

Kujtojmë që pas lansimit të këngës së fundit, Rita ka qenë e angazhuar me ture në vende të ndryshme të botës. /Lajmi.net/