Rita Ora joshëse në fustan transparent, tregon se kush e surprizoi për Shën Valentin

Është një nga artistet më të ndjekura dhe më të pëlqyera shqiptare.

ShowBiz

16/02/2019 08:07

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora rrëmben vëmendje sa herë që publikon imazhe në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.

E tillë shfaqet edhe në këtë imazhin e fundit e veshur me një fustan të zi elegant transparent gjersa në pjesën e sipërme zbulon më shumë se ç’duhet.

“Pas kësaj fotografie të bërë, babai im më surprizoi mua të fluturojmë për në Los Anxhelos kështu dita ime e Shën Valentinit ishte e mrekullueshme”, ka shkruar Ora krahas fotos së publikuar në Instagram.

Rita ka publikuar listën e koncerteve të saj ku do të performojë anembanë botës. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bt7G51hnjTA/