Risi në Facebook (Foto)

Facebook ka filluar sot testimin e veçorisë së transmetimit live të videove me disa përdorues të iOS në SHBA.

Auto & Tek

03/12/2015 20:24

Kjo veçori është pjesë e përpjekjeve të Facebook për “t’i ndihmuar miqtë dhe familjarët të ndjehen sikur janë atë moment me ju”, thuhet sipas menaxherëve të produkteve Vadim Lavrusik dhe Thai Tran.

Përveç kësaj, Facebook prezantoi gjithashtu edhe formatet e reja të shpërndarjes së fotove, ku tani ju mund të postoni shumë video dhe foto si “pllaka” të cilën e quan “Kolazhe”, transmeton lajmi.net.

Këto veçori do të vijnë në iOS për të gjithë brenda pak ditëve, kurse në Android vitin tjetër. (lajmi.net)

live-2collage-1sharing-1