Rio Ferdinand “mallkon” ekzistencën e Messit

Rio Ferdinand ka një kujtim të keq nga Lionel Messi.

Sport

18/11/2017 12:27

Rio Ferdinand ka thënë se po të mos ishte Lionel Messi, Manchester United, do t’i kishte dy Liga të Kampionëve më shumë.

Blaugranat kanë fituar në Romë në vitin 2009 dhe pas dy vitesh në Londër, kundër Unitedit.

“Unë u përpoqa ta godisja në gjoks me krahun tim dhe ai hyri nën të dhe mendova në veten time,’ky djalë është magjistar’ “.

“Ai është lojtari më i mirë kundër të cilit kam luajtur. Në dhomat tona të veshjes, ne të gjithë menduam se pa Messin, ndoshta do t’i kishim fituar këto ndeshje kundër Barcelonës”, u shpreh ai.

“Si mbrojtës do ta zgjidhja Josen, pasi ai të merr mirë nën mbrojtje. Për tu kënaqur do ta zgjidhja Pep Guardiolan”, ka thënë Ferdinand.