Rinumërimi i 117 kutive: Ndryshime edhe te deputetët e minoriteteve

Rinumërimi i 117 kutive ka sjellur jo pak ndryshime në emrat e deputetëve që pritet të ulen në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e ardhshme.

Lajme

04/07/2017 21:59

Lajmi.net mëson se  nga Lista Serbe edhe pse në rezultate zyrtare thuhej se Slavko Simiq nuk ka arritur të sigurojë votat, pas këtij rinumërimi Simiq do të jetë deputet në legjislaturën e ardhshme të Parlamentit të Kosovës, duke lënë jashtë bashkëpartiakun e tij, Branimir Stojanoviq.

Nga rezultatet e publikuara para disa ditësh, Simiq kishte pasur 12 mijë e 51 vota, kurse Stojanoviq 12 mijë e 245 vota.

Edhe te pakica turke pritet të ketë ndryshime. Jashtë Kuvendit do të mbetet Mahir Yagcilar, kurse vendin e tij do ta zë Fikrim Damka pasi ka arritur numër më të madh votash pas rinumërimit.

Në faqen e KQZ-së nga rezultatet e publikuara ditë më parë, Yagcilar kishte pasur 2 mijë e 929 vota, kurse Damka 2 mijë e 905.

Lajmi.net më herët ka raportuar se edhe Naser Osmani i LDK-së, do të jetë në Kuvend, duke e lënë jashtë Imet Rrahmanin. /Lajmi.net/