Ringjallja e Nasrit

Mesfushori i Manchester Cityt, Samir Nasri ka thënë se karriera e tij është ringjallur nën drejtimin e menaxherit të ri Manuel Pellegrini. 26-vjeçari ka shfaqur paraqitje të mira për Cityn nga fillimi i këtij sezoni, pas një stinori dëshpërues në të kaluarin. Nasri ishte suspenduar për tri ndeshje nga Federata France e Futbollit për sjelljen…

Sport

17/11/2013 14:00

Mesfushori i Manchester Cityt, Samir Nasri ka thënë se karriera e tij është ringjallur nën drejtimin e menaxherit të ri Manuel Pellegrini.

26-vjeçari ka shfaqur paraqitje të mira për Cityn nga fillimi i këtij sezoni, pas një stinori dëshpërues në të kaluarin.

Nasri ishte suspenduar për tri ndeshje nga Federata France e Futbollit për sjelljen e tij të pahijshme në Euro 2012, e më pas nuk kaloi më mirë as me ish menaxherin e Cityt, Roberto Mancini.

“Sezoni i kaluar ishte pak sa i vështirë për mua personalisht për shkak të problemit që kisha në Evropian dhe gjëra të tilla”, deklaroi Nasri për Sky Sports News.

“Andaj, këtë verë, e kam pastruar kokën dhe jam rikthyer me përkushtim dhe vendosmëri të kalojë një edicion pozitiv. Deri më tani gjithçka është në rregull. Jam në një vend më të mirë dhe kjo është ajo që dua”, u shpreh ai.

Nasri beson se Pellegrini ka stil të ngjashëm të punës me atë të Arsene Wengerin, me të cilin kaloi së bashku tri vjet në Arsenal.

“Ai ma kujton Wengerin, sa i përket mënyrës së punës. Ndjej se më beson dhe kjo më jep përgjegjësi në fushë. Kur keni një menaxher të tillë, atëherë dëshironi ta shpaguani për besimin, dhe këtë jam duke u munduar ta bëjë”, përfundoi Nasri.