“Rilindin” Romeo dhe Zhulieta, në të njëjtën ditë, habiten të gjithë (Foto)

Romeo dhe Zhulieta është vepra më e famshme e Shekspirit, por habia ka ndodhur në një spital të Karolinës së Jugut.

Fun

22/03/2017 21:37

Romeo dhe Zhulieta kanë rilindur atje!

Në njërin prej spitaleve të Karolinës së Jugut, kanë lindur dy fëmijë në të njëjtën dhomë, se për çudi afër njëri tjetrit, transmeton lajmi.net

Foshnjës mashkull prindërit kishin vendosur t’ia lënë emrin Romeo, ndërsa 18 orë më vonë, në jetë erdhi vajza të cilës prindërit i’a kishin lënë emrin Zhulieta.

Të gjithë stafi mjekësor e poashtu edhe vet prindërit kanë mbetur të habitur nga kjo rastësi që ka bërë bujë të madhe sot në mediet e huaja.

Prindërit e Romeos kanë treguar për ABC News se emri nuk ka ardhur nga ideja e personazhit të Shekspirit Romeo, por nga këngëtari i famshëm Romeo Santos.

Ndërsa prindërit e Zhulietës kanë treguar se në shtëpi e kanë një vajzë tjetër me emrin Jona, dhe në bazë të shkronjës së parë kishin vendosur që vajzës tjetër t’ia lënë emrin Juliett.

Përkundër këtij fakti, kjo rastësi është shumë e ëmbël./Lajmi.net/ 

hospital