Rikthimi i Beckhamit

David Beckham ka pranuar se mund të rikthehet nga pensioni për të luajtur për skuadrën e Miamit. Ish mesfushori anglez dëshiron të bëhet i pari që ushtron rol të dyfishtë si pronar dhe futbollist.

Sport

03/06/2014 19:00

Ish mesfushori i famshëm anglez, David Beckham nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në fushën e lojës.

Beckham është pronar i skuadrës së Miamit që do të garojë në Major League Soccer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhe, ai ka pranuar se mund të joshet nga ideja e detyrës së dyfishtë të pronarit dhe futbollistit.

“Në botën e futbollit asnjëherë nuk ka ekzistuar një pronar-futbollist, andaj kush e di….”, deklaroi Beckham për Bbc Sport.

“Tani për tani jam duke e kaluar kohën e lirë duke shikuar basketboll. Po ashtu kam shumë mendime rreth rikthimit në futboll. Vazhdoj të pyes veten: ‘a mund të rikthehem?’, ‘a mund të luajë ende’”.

Lehtë mund të ndodh ndonjë befasi.