Ribery, një shpullë për Carvajal

Franck Ribery nuk ka mundur ta kontrollojë veten në ndeshje me Real Madridin. Ylli francez i Bayern Munichut ia ka dhënë një shpullë mbrojtësit spanjoll, Daniel Carvajal, në humbjen 4:0 të gjigantit bavarez në shtëpi.

Sport

30/04/2014 00:40

Franck Ribery me siguri se e kishte menduar ndryshe duelin me Real Madridin. Bayern Munichu humbi në shtëpi, 0:4 dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve.

Mirëpo, mesfushori francez ka qenë protagonist në këtë ndeshje, me një gjest aspak sportiv. Ribery e ka qëlluar me shpullë mbrojtësin madrilen, Daniel Carvajal, i cili e kishte një zënkë paraprakisht me mbrojtësin e Bayernit, Jerome Boateng.

Sigurisht, përfaqësuesi francez nuk diti ta kontrollojë veten dhe do të dënohet nga UEFA për këtë gjest.