Ribery largohet nga Bayerni, befason botën me skuadrën e re

34-vjeçari do të veshë fanellën e skuadrës Al Itihad duke nisur nga sezoni që vjen.

Sport

06/04/2018 08:58

Pas 11 vitesh karrierë të skuadra e Bajernit të Mynihut, ka ardhur momenti qe Frenk Ribery të largohet nga skuadra gjermane.

Mesfushori francez do të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite.

34-vjeçari do të veshë fanellën e skuadrës Al Itihad duke nisur nga sezoni që vjen.

Mesa duket ofera e majme ka joshur Riberyn që të zgjedhë të shtegëtojë drej Arabisë.

Francezi u transferua te skuadra e Bajernit në sezonin 2007 nga Marseja.

Me gjermanët Ribery shënoi 80 gola në 246 takime, duke qenë një lojtar kyç në skuadër.