Rezultatet e dobëta tek Italia, Insigne kërkon kohë

Ylli i Napolit, Lorenzo Insigne, ka kërkuar kohë që skuadra kombëtare e Italisë të rikthehet tek rezultatet e mira.

Sport

13/10/2018 23:56

Ai është shprehur se i pranon të gjitha kritikat, mirëpo gjithçka kundër tyre do të tregoj në fushën e blertë.

“Duhet kohë të gjejmë ritmin, mirëpo i pranoj kritikat dhe do të përgjigjem në fushë” ishin fjalët e 10shit të Italisë, për “Rai Sport”.

Sa i përket pozicionit të ri ku ai luajti, ai ka thënë se nuk paraqet ndonjë problem.

“Ancelotti më ka kërkuar që moti që të aktivizohem në atë pozicion. Po bëj mirë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu” ka vazhduar Insigne.

Gjithashtu ai është shprehur i kënaqur edhe për paraqitjen e parë krahas Chiesa e Bernardeschi.

Sipas tij, në ndeshjet e ardhshme do të ketë rezultate më të mira për italianët. /Lajmi.net/