Rezultatet do të publikohen të enjten

Valdete Daka se rezultatet e zgjedhjeve të 8 qershorit, do të publikohen në ditën e enjte. 

Lajme

21/06/2014 09:18

Kryetarja e KQZ-se, Valdete Daka ka paralajmëruar se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 8 qershorit mund të publikohen javën që vjen, të enjten. Ajo ka thënë se nuk ka asnjë vonesë në procesin e numërimit dhe të rinumërimit të votave.

Sipas saj, KQZ-ja dhe QNR-ja janë duke e kryer punën në mënyrë profesionale, efikase dhe transparente. Daka ka kërkuar nga përfaqësuesit e të gjitha partive politike, analistët dhe të tjerët, që po merren më punët e KQZ-së, ta lenë te qetë institucion ta bëjë punën ashtu si duhet.

\”Këto ditë do të vazhdojë rinumërimi i 439 kutive dhe parashihet që për çdo ditë të rinumërohen nga 80 kuti. Duke u nisur nga kjo përllogaritje, mund të presim që të enjten të dalim më rezultate përfundimtare për zgjedhjet e tetë qershorit”, ka thënë Daka për gazetën “Epoka e Re”.