Rezolutë për krimet e kryera nga Serbia, opozita me mocion për ta futur në rend dite (DOKUMENT)

Partitë opozitare kanë dorëzuar në Kuvend mocionin lidhur me krimet e Serbisë në Kosovë.

Lajme

03/08/2015 10:19

Këtë mocion e kanë nënshkruar Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Në mocion kërkohet që të plotësohet rendi i ditës i mbledhjes plenare të Kuvendit të datës 3 gusht, që planifikohet të fillojë për pak qaste.

Kërkohet që kjo çështje të futet urgjent si pikë e parë e rendit të ditës: Miratimi i Rezolutës së Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me krimet e kryera nga Serbia gjatë viteve 1998-199, raporton lajmi.net.

Në këtë mocion janë dhënë edhe arsyetimet, e ku thuhet se Serbia ishte përgjegjëse për gjenocidin e kryer në Kosovë.

Atyre kërkohet që :

  1. Qeveria e Republikës së Kosovës të ndermarre te gjitha veprimet e nevojshme për trajtimin e krimeve te kryera nga aparati shteteror ushtarak, policor e paramilitar i shtetit te Serbise te kryera mbi popullin shqiptar te Kosoves per periudhen gjate viteve 1998-99:
  2. Qeveria e Republikes se Kosoves ne afat prej nje (1) muaji nga miratimi i kesaj rezolute t’i filloje veprimet pergatitore per krijimin e nje arkivi shteteror i cili do t’i pennblidhte te gjitha dokumentimet lidhur me krimet e kryera mbi popullin e Kosoves nga shteti i Serbise gjate luftes se fundit ne vendin tone qe perfshine periudhen sipas pikes 1 te kesaj Rezolute.
  3. Arkivi shteteror nga pika 2 e kesaj Rezolute do te permbaje dokumentimin e faktuar per secilen vrasje. masaker. dhunim. gjyrntim. keqtrajtim, shkaterrim i prones. shtepive. Fabrikave dhe cdo vjedhje e cdo plackitje nga formacionet e armatosura te Serbise per te cilat ekziston mundesia e mbledlijes se deslimive relevante. Te gjitha ke’to veprime do te duhet te jene te perfunduar per nje afat prej nje (1) viti nga miratimi i ketij vendimi.
  4. Duke u mbe’shtetur nga te dhenat e arkivuara dhe te kualifikuara nga pika 2 dhe 3 te kësaj rezolute, Qeveria e Repubiikes se Kosoves duhet te pergatise nje aktpacli kunder shtetit te Serbise lidhur me pergjegjesine per krimin e gjenocidit te kiyer ne Kosove. Bartes i kësaj padie te jete Republika e Kosoves e perfaqesuar nga organet e autorizuara ne baze te Kushtetutes dhe legjislacionit ne fuqi.
  5. Per te gjithe procesin e kesaj nisme nga pika 4 e kesaj rezolute, Qeveria e Republikes se Kosoves obligohet qe deri ne janar te vitit 2017 te parashtroje aktin e padise kunder Serbise prane Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Aktpadia e parashtruar te permbaje edhe kerkesen per reparacionin e demeve te shkaktuara nga agresioni qe eshte lende e kesaj aktpadie.
  6. Qeveria e Kosoves do t’i raportoje Kuvendit te Republikes se Kosoves ne afat prej dyzetepese (45) diteve pas miratimit te kesaj rezolute.
  7. Kjo rezolute hyn ne fuqi diten e miratimit te saj dhe e njejta do te publikohet ne Gazeten Zyrtare te Republikes se Kosoves. / lajmi.net

MOCIONI PROCEDURAL DHE PERMBAJTESOR