Reshjet e borës, vështirësohet qarkullimi i veturave në kryeqytet

Reshjet e vazhdueshme të borës kanë bërë që të përkeqësohet gjendja nëpër rrugët e Kosovës.

Lajme

22/03/2018 10:35

Si pasojë e kësaj, në Prishtinë shumica e rrugëve janë bllokuar nga trafiku i ngarkuar, duke ngadalësuar kështu qarkullimin nëpër kryeqytet, gjë që ka shkaktuar vonesa për qytetarët për të arritur në destinacionet e tyre, raporton lajmi.net.

Në fotografitë e ardhura në redaksinë e lajmi.net, shihen kolona të gjata të veturave, të cilat në pamundësi të qarkullimit kanë shkaktuar bllokimin e komunikacionit./Lajmi.net/