Rekordi i Torresit

Trajneri i Milanit, Filippo Inzaghi ka lavdëruar përforcimin e ri Fernando Torres duke thënë se sulmuesi spanjoll ka vendosur rekord të ri të klubit gjatë testeve mjekësore.

Sport

01/09/2014 09:11

Trajneri i Milanit, Filippo Inzaghi ka mirëpritur ardhjen e Fernando Torresi. Sulmuesi spanjoll iu bashkua Rossonerëve nga Chelsea në periudhë dyvjeçare të huazimit.

Dhe, Inzaghi e ka lavdëruar atë e madje ka zbuluar se përforcimi i ri ka thyer një rekord të klubit në ditën e tij të parë në San Siro.

“Me të do ta shfryëzojnë edhe më mirë fuqinë në kundërsulme”, deklaroi ‘Super Pippo’ për mediat italiane.

“Ishte në teste mjekësore dhe vendosi rekord të klubit. Synimet tona? Ekzistojnë tri skuadra që kanë diqka më shumë se ne, por me uri për sukses, temperament dhe me ndihmën e tifozëve tanë ne mund të jemi befasia e kampionatit”, u shpreh ai.