Rekord futbollistë të Real Madridit në formacionin e vitit nga FIFA

Sergio Ramos, Marcelo, Toni Kroos, Luka Modric e Cristiano Ronaldo pritet të jenë pesëshja që do ta përfaqësojë Real Madridin.

Sport

20/10/2017 15:42

FIFA do të zbulojë formacionin më të mirë të vitit 2017 në një gala mbrëmje të hënën në Londër.

Kurse, e përditshmja sportive madrilene “Marca” raporton se plot pesë futbollistë të “Los Blancos” do të jenë pjesë e formacionit të vitit nga FIFA.

Sergio Ramos, Marcelo, Toni Kroos, Luka Modric e Cristiano Ronaldo pritet të jenë pesëshja që do ta përfaqësojë Real Madridin, përcjell “lajmi.net”.

Për ta kurorëzuar vitin pozitiv të ekipit, Zinedine Zidane pritet të shpallet trajneri më i mirë në botë për vitin 2017. /Lajmi.net/