Refuzon Barcelonën dhe Realin për…

Futbollisti i Santosit, Thiago Maia, nuk dëshiron të luajë për Barcelonën dhe Real Madridin.

Sport

02/11/2016 18:38

Braziliani ka treguar dëshirën e çuditshme, duke thënë që më shumë do të donte të luante për Paris Saint Germainin.

“Për dallim nga shumë lojtarë, unë nuk e kam prioritet të luajë me Barcelonën apo Real Madridin. Do të preferoja më shumë PSG-në”, deklaroi Maia për “ESPN”, përcjellë “Lajmi.net”.

“Shpresoj që një ditë të luajë për PSG-në. Kam atje miq të mëdhenj sikur Marquinhos, i cili më ka treguar për gjithçka rreth skuadrës. Gjithsesi, të ardhmen time ia kam lënë në duar agjentit tim”, shtoi Maia.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.