Reali spektakular, hesht ‘Camp Noun’ në finalen e parë të Superkupës (VIDEO)

Real Madrid e ka fituar 3:1 finalen e parë të Superkupës së Spanjës.

Sport

13/08/2017 23:52

‘Los Blancos’ kanë arritur të mposhtin Barcelonën në shtëpinë e tyre në ‘Camp Nou’.

Zinedine Zidane vendosi që edhe këtë ndeshje ta ulë Ronaldon në bankinë.

Pique me një autogol në minutën e 50’, i dha epërsinë e parë Real Madridit.

Barcelona barazoi në minutën e 76’, pas një penalltie të dyshimtë të fituar nga Suarez.

Ky barazim nuk zgjati shumë, pas Ronaldo i sapo inkuadruar në lojë, rikthej epërsinë e Realit me një gol të bukur të shënuar në minutën e 80’.

Dy minuta më vonë, portugezi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, për t’u larguar nga loja.

Edhe pse me një lojtar më pak, Reali shënoi edhe golin e tretë, përmes Asensios në minutën e 90’.

Ndeshja e kthimit luhet më 16 gusht në ‘Santiago Bernabeu’./Lajmi.net/


P i q u e G . ( O w n g o a l ) H D by football365life2


Lionel Messi (Penalty) Goal HD – Barcelona 1-1… by footballgoalshow


Cristiano Ronaldo GOAL HD – Barcelona 1-2 Real… by 87taras