Reali pa Balen dhe Ramosin

Gareth Bale dhe Sergio Ramos nuk kanë udhëtuar me Real Madridin për në Liverpool, për ndeshjen e së mërkurës mbrëma në kuadër të Grupit B në Ligën e Kampionëve.

Sport

21/10/2014 16:15

Real Madrid ka udhëtuar pa dyshen e lënduar Gareth Bale dhe Sergio Ramos për në Liverpool, në ballafaqimin e së mërkurës kundër skuadrës angleze, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Bale dhe Ramos janë të dëmtuar andaj nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti për ballafaqimin me Reds.

Ndërsa, Karim Benzema është në dispozicion pas mungesës në duelin kundër Levantes në fundjavë dhe pritet të rikthehet në formacionin bazë në vend të përforcimit të ri, Javier Hernandez.

Ekipi i Realit: Casillas, Navas, Pacheco; Varane, Pepe, Marcelo, Carvajal, Arbeloa, Nacho; Khedira, Kroos, James, Modric, Isco, Illarra, Medran, M. Llorente; Ronaldo, Benzema, Hernandez.