Reali largon Lopezin

Diego Lopez do të largohet nga Real Madrid gjatë këtij afati kalimtar të verës në mënyrë që Los Blancos të transferojnë portierin e Kosta Rikës, Keylor Navas nga Levante.

Sport

01/08/2014 09:10

Real Madrid ka vendosur të sakrifikojë Diego Lopezin dhe jo Iker Casillasin, në pritje të Keylor Navasit.

Lopez, sipas të përditshmes sportive spanjolle “Marca”, së shpejti do të shkëpus kontratën e tij me Los Blancos që vlen deri në verën e vitit 2016.

Monaco dhe Chelsea janë klubet që spekulohet se kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Lopez në edicionin e fundit ishte titullar në ndeshjet e La Ligës derisa trajneri Carlo Ancelotti angazhoi Casillasin nga minuta e parë në ballafaqimet e Ligës së Kampionëve.

Në javët e fundit, Real Madrid ka shprehur interesim për transferimin e portierit të Kosta Rikës, Navas por ardhja e tij është e kushtëzuar nga një largim dhe ai duket se do të jetë Lopëz.