Reali e rrezikon edhe pozitën e tretë

Real Madridi e ka vënë në rrezik edhe pozitën e tretë, pas humbjes në derbi ndaj Atleticos.

Sport

28/02/2016 12:38

Real Madridi mund ta humb edhe vendin e tretë në La Liga, që dërgon direkt në Ligën e Kampionëve, nëse nuk u kthehet rezultateve pozitive.

Villarreali është ekipi që mund t’ia rrëmbejë këtë pozitë Los Blancos.

Nëndetësja e verdhë aktualisht është duke fituar 2:0 ndaj Levantes, dhe nëse në fund të takimit i rrëmben të tri pikët, do t’i afrohet Realit në vetëm dy pikë.