Reali e fiton Ligën e Kampionëve dhe e kalon Barcelonën (FOTO)

Real Madridi e ka fituar titullin e pestë të Ligës së Kampionëve në formatin e ri të kësaj gare, si dhe të 11-tin në histori të klubit.

Sport

29/05/2016 11:59

“Los Blancos” kanë rekord të qindpërqindtë në finalet e Ligës së Kampionëve, në formatin e ri të kësaj gare.

Madrilienët kanë fituar në pesë finalet e kësaj gare, që prej kohës kur luhet në formation aktual, përcjell Lajmi.net nga faqja zyrtare e UEFA-së

Kështu, ata e kanë kaluar Barcelonën në këtë aspekt.

Katalunasit i kanë fituar katër nga pesë finalet e luajtura, duke humbur nga Milan në vitin 1994.