Reali dhe Atletico e duan Carvalhon

Rivalët e qytetit, Real dhe Atletico Madrid duan shërbimet e mesfushorit defanziv William Carvalho.

Sport

01/08/2015 13:02

Për mesfushorin portugez ishin interesuar edhe shumë top skuadra të tjera europiane, por ai vazhdon të mbetet pjesë e Sportingut të Lisbonës.

Sipas mediave spanjolle Reali dhe Atletico janë gati të ”luftojnë” për të siguruar shërbimet e Carvalhos.

23 vjeçari ka treguar formë stabile si me skuadrën e tij, po ashtu edhe me përfaqësuesen e Portugalisë dhe klauzola e tij është afro 30 milionë eurove.