Real Madrid sjell përforcimin e fundit për sezonin e ri

Real Madrid ka vendosur të transferojë edhe një sulmues.

Sport

29/08/2018 11:32

Mariano do të jetë blerja e fundit e Real Madridit, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mediat spanjolle raportojnë se sulmuesi do të largohet nga Olympique Lyon duke u rikthyer te ekipi nga Santiago Bernabeu.

Mariano shkëlqeu me paraqitjet e tij te Lyon, përcjell “lajmi.net”.

Ai kthehet në Real Madrid për ta forcuar sulmin pas largimit të Cristiano Ronaldos. /Lajmi.net/