Real Madrid – Sevilla, kjo është data e Superkupës së Evropës

Real Madrid dhe Sevilla do të ndeshen në Superkupën e Evropës më 9 gusht.

Sport

29/05/2016 09:31

 

Real Madridi e mposhti Atletico Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve, për ta fituar për herë të 11-të këtë trofe.

“Los Blancos” do të luajnë në Superkupën e Evropës ndaj Sevillas, që e fitoi Europa Ligën për herë të tretë rresht, pas triumfit ndaj Liverpoolit.

Dy skuadrat spanjolle do të përballen me 9 gusht në Lerkendal Stadion, në Trondheim të Norvegjisë, përcjell Lajmi.net nga AS.