Real Madrid nuk lejon më befasi, mposht Plzenin në Bernabeu

Pas një serie me rezultate befasuese si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, Real Madrid ka arritur të rikthehet te fitorja.

Sport

23/10/2018 22:49

‘Los Blancos’ kanë shënuar fitore prej 2:1 në ‘Santiago Bernabeu’ ndaj Viktoria Plzen, në ndeshjen e vlefshme për grupin G në Ligën e Kampionëve.

Karim Benzema në minutën e 11’, zhbllokoi ndeshjen duke e kaluar në epërsi Realin e Madridit.

Në minutën e 56’ të pjesës së dytë, Reali dyfishoi epërsinë me Marcelon, që shënoi  gol të bukur pas një asistimi nga Bale.

Kampionët e Evropës minutat e fundit të ndeshjes i kaluan nën presion, me mysafirët çek që arritën të ngushtojnë epërsinë në 2:1 në minutën e 79’, kur shënoi Hrosovsky.

Megjithatë, ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes, dhe Real Madrid mori tre pikë të rëndësishme nga kjo përballje./Lajmi.net/