Real Madrid me super përforcim nga PSG (FOTO)

Julian Draxler mund të jetë përforcim i ri i klubit nga Santiago Bernabeu.

Sport

26/09/2017 09:03

Real Madrid mund të realizojë një përforcim të madh gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Daily Star” shkruan se ylli i Paris Saint-Germain, Julian Draxler mund të jetë përforcim i ri i klubit nga Santiago Bernabeu.

Draxler është duke konsideruar të ardhmen e tij në Pars pas ardhjes së Neymar dhe Kylian Mbappe, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, ai mund të shndërrohet në objektiv serioz të “Los Blancos” pas rihapjes së afatit kalimtar në janar. /Lajmi.net/