Real Madrid kërkon të përfitojë nga fatkeqësia e PSG-së

Paris Saint Germain mund të detyrohet të heq dorë nga njëri prej yjeve të skuadrës, Kylian Mbappe apo Neymar.

Sport

28/12/2018 12:11

Kërcënimi i UEFA-s për të lënë skuadrën franceze jashtë garës së Ligës së Kampionëve për prishjen e lojës financiare vazhdon të mbetet.

Klubi francez mund të detyrohet të shesë njërin prej sulmueseve kryesor mes Neymar dhe Mbappe, për të balancuar llogaritë, shkruajnë mediet në Spanjë, përcjell ‘lajmi.net’.

Këtë situatë po tenton ta shfrytëzojë Real Madrid, që po përcjell nga afër këto zhvillime.

Los Blancos shihen si skuadra e parë që do t’i dërgonte PSG-së ofertë për njërin nga dy sulmuesit, i cili do të duhej të ‘sakrifikohej’ për të balancuar numrat financiar.

Si Neymar si Mbappe, edhe në të kaluarën kanë qenë pjesë mediatike për një transferim të mundshëm te Real Madrid./Lajmi.net/