Real Madrid kërkon Neymarin, PSG hakmerret me yllin e madh nga Santiago Bernabeu

PSG ka një plan për hakmarrje ndaj interesimit të Real Madridit për transferimin e sulmuesit Neymar.

Sport

24/04/2018 12:40

Real Madrid vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Neymar.

Emisioni “El Chiringuito” raporton se klubi nga Santiago Bernabeu ka vendosur të paraqes ofertë për transferimin e yllit brazilian, pas përfundimit të këtij sezoni.

Por, PSG ka bërë gati hakmarrjen ndaj Real Madridit, përcjell “lajmi.net”.

Nasser Al Khelaifi është i gatshëm ta shtojë interesimin për blerjen e Cristiano Ronaldos, duke i ofruar rrogë të njëjtë me atë të Leo Messit te ekipi i Barcelonës. /Lajmi.net/