Real Madrid ka harruar kur e ka eliminuar një skuadër italiane

Real Madridi ka kohë që nuk e ka eliminuar ndonjë skuadër italiane nga garat evropiane.

Sport

17/02/2016 21:18

Hera e fundit kur Real Madrid ia doli të kualifikohej tutje ndaj një skuadre italiane në Ligën e Kampionëe, ishte viti 1987.

Los Blancos atëbotë e patën eliminuar Napolin, përcjell Lajmi.net nga AS.

Që nga atëherë, madrilienët janë eliminuar katër herë nga Juventusi, dy herë nga Milani, një herë nga Torino dhe Roma.

Këtë edicion të Ligës së Kampionëve, ata luajnë ndaj Romës në 1/8 e finales.