Real Madrid ka dy ekipe

Real Madrid me grupin e gjerë të futbollistëve që ka në dispozicion, përfshirë përforciumet e reja, mund t’i ketë dy skuadra jashtëzakonisht kualitative.

Sport

15/08/2014 16:06

Real Madrid ka një grup aq kualitativ të futbollistëve sa që mund t’i ketë dy skuadra mjaft të forta.

Los Blancos deri më tani gjatë këtij afati kalimtar të verës kanë angazhuar portierin Keylor Navas nga Levante, mesfushorin Toni Kroos nga Bayern Munich dhe yllin kolumbian James Rodriguez nga Monaco.

Me ta, Los Blancos kanë kompletuar një grup të jashtëzakonshëm të futbollistëve që menjëherë në paraqitjen e parë kundër Sevillas në Superkupën e Evropës e vendosën rekordin sa i përket formacionit bazë më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Por, në fotografinë e bashkangjitur në këtë shkrim mund të shihni se si Reali mund të rreshtojë dy formacione, secila më e fortë se tjera.