Real Madrid ia tregon çmimin e “çmendur” të Marcelos skuadrës së Juventusit

Dëshira për të transferuar Marcelon vazhdon të mbetet e madhe te Juventusi.

Sport

12/08/2018 21:20

Anësori brazilian mund të ndjekë rrugën e shokut të tij, Cristiano Ronaldo, për t’u transferuar te kampionët e Serie A.

Juventus e cilëson Marcelon si zëvendësues ideal të Alex Sandros, që po kërkohet me ngulm nga PSG.

Për ta transferuar Marcelon, Juventus duhet t’i paguajë Real Madridit klauzolën e lojtarit.

E klauzola e Marcelos është hiq më pak se 400 milionë euro./Lajmi.net/